Surprise Me!

Thaçi: Te formohet sa me shpejt qeveria e re e Kosoves |Lajme-News

2020-06-03 0 Dailymotion

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje liderëve të partive politike që të formojnë sa më shpejt qeverinë e re pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që njohu mandatimin e kreut të shtetit për Avdullah Hotin si Kryeministër.

Në një deklaratë për mediat paraditen e kësaj të premteje, Thaçi u shpreh se ka respektuar Kushtetutën dhe këtë e provoi Gjykata Kushtetuese.

?Mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam ndërmarr që të jem në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. Kjo u konfirmua dhe mbrëmë me vendim unanim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Më e rëndësishmja është se Kushtetuesja e konfirmoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë politik në vend. U konfirmua se vullneti i qytetarëve të përfaqësuar janë të gjitha partitë, jo vetëm vullneti i një partie. Tani duhet që sa më parë të themelohet qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë qeveri funksionale, efektive dhe efikase. Prandaj u bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive të zbatojnë të githa vendimet e Gjykatës Kushtetuese. I ftoj liderët institucional dhe partiakë të punojnë së bashku që të kemi një tranzicion të rregullt demokratik?, deklaroi Presidenti Thaçi.

Edhe i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë ? Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ?mezi pret të bashkëpunojë me qeverinë e re?.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon